[ad_1]
Sot në 65-vjetorin e shfaqes së filmit " Skënderbeu" Këshilli i Qarkut Gjirokastrës vlerësoi me titullin “Nderi i Qarkut” aktoren Znj. Adivije Alibali për interpretimin mbresëlënës të figurës së Mamicës, në filmin "Skënderbeu" , shpalosjen e virtyteve më të cmuara të femrës shqiptare në ekranet e kinemas vendase dhe të huaja për humanizmin e treguar si artiste dhe qytetare model dhe Z.Akaki Horava për interpretimin e shkëlqyer të figurës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ndërkombëtarizimin përmes artit filmik të historisë së lavdishme të popullit shqiptar. Titujt u dorëzuan nga Kryetari Z.Armand Hila dhe aktiviteti u organizua nga Qëndra Kulturore "Musine Kokalari " me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër dhe Ambasadës Ruse në Tiranë .